Kosova në mesin e fotografive ma të mira të Joe Biden

joebiden

Vitin e kaluem, zavendëspresidenti amerikan Joe Biden, ka shenue mbi 1 milion milje të kalueme me aeroplanin e tij zyrtar, “Air Force Two”.

Qoftë në fluturimin e tij drejt shtëpisë në Wilmingto, Delaware apo në Kosovë, fotografi zyrtar i zavendëspresidentit, David Lienemann asht aty për të shkrep aparatin në shumicën e rrugëtimeve të Biden.

Së fundmi, Lienemann ka përzgjedh disa nga fotografitë e realizueme në udhëtimet zyrtare të Biden dhe i ka publiku ato në ueb faqen e tij, e në mesin e fotografive të tija të preferueme ai ka zgjedh edhe dy imazhe të realizueme gjatë vizitës së zavendëspresidentit amerikan në Kosovë.

Imazhet e Lienmann për Biden, janë realizu në nji kohë prej 7 vitesh edhe në mesin e tyne figurojnë dy fotografi nga Kosova: njana n’Aeroportin e Prishtinës dhe tjetra në Manastirin e Deçanit.

 

1-joeeeaeroport

Aeroporti i Prishtinës, 22 Maj 2009

 

2-joemanastiri

Gjatë vizitës së tij në Manastirin e Deçanit, 21 Maj 2009