Kqyrini avionat rusë qysh e provokuen luftanijen amerikane!

avionetruse

Në këtë video do të shihni momentin kur dy aviona rusë për pak sa nuk shkaktuen nji aksident me luftanijen amerikane “USS Donald Cook” në Detin Baltik.

Ngjarja ka ndodh mbramjen e t’Martës.

Ndërkohë, lajmi asht ba i ditun nga zyrtarë amerikanë.

Këta të fundit kanë deklaru se krejt ngjarja asht regjistru n’ujnat ndërkombëtare në Detin Baltik, ku dy avionat luftarakë “Sukhoi SU-24” ju afruen ndjeshëm luftanijes.

“Avionat nuk mbanin armatime dhe kjo dukej në krahët e tyne”, kanë shtue zyrtarët.

Komandanti në luftanijen “USS Donald Cook”, tha se Rusia kreu nji “simulim sulmi”.

“Fluturimi i avionave shume ngat anijes ishte mjaft provokuese dhe për pak ata mund të kishin shkaktue nji aksident”, tha komandanti.

Simbas mediave ndërkombëtare, nji helikopter rus i tipit “KA-27 Helix”, disa herë ka qarkullu rreth anijes dhe ka ba foto.

Ngjarje të ngjashme u regjistruen edhe të Hanën.

Nji zyrtar amerikan tha se kemi të bajmë me aktet ma agresive të kohëve të fundit.