Kqyreni jetën mbrenda kryeqytetit të ISIS

Dy gra siriane rrezikuen jetën e tyne për me filmue në fshehtësi jetesën mbrenda kryeqytetit të të ashtuquejtunit Shteti Islamik, në Al-Raqqah.

Në videon e publikueme, dy grave u asht ndryshue zani dhe përdorën emnat e koduem Om Omran dhe Om Mohammad me qëllim që të mos zbulohet identiteti i tyne.

Në video shihet jeta e përditshme në Al-Raqqah, qytet që asht nën sundimin e terroristëve të ISIS, aty shihen qartë edhe persona të armatosun me kallashnikovë që lëvizin nëpër rrugë, të cilët kane marrë rolin e policit për me ruejt rendin dhe qetësinë.