Kqyreni qysh zbulohet anakonda ma e madhe në botë, gjatë nji dokumentari në BBC

Nji dokumentar i ri i BBC, e kallxon “gjarprin ma të gjatë në botë”, i cili asht mbi 5 metra i gjatë dhe jeton thellë në xhunglën e Amazonës.

Gordon Buchanan gjatë nji dokumentari prej tri pjesëve të titulluem “Fisi, Grabitqari dhe Unë”, zbulon detaje interesante se si e ka zbulue anakondën.

Në episodin e parë, Gordon bashkon forcat me nji familje të fisit Waorani në Ekuadorin e largët, që merren me gjuetinë e anakondave.

Ndërsa në episodin e fundit, sfida e tij dhe e fisit asht kapja dhe lirimi i anakondës gjigante.

Kjo kafshë konsiderohet si ma e rrezikshmja në xhunglën e Amazonës.

 

anakonda anakonda1 anakonda2 anakonda3