Kryeministri edhe futbollist, a e ka dhane goll a jo?

Jemi mësue me pa Kryeministrin veç si lider shteti, me kostum zyrtar e me kravatë, por sot Isa Mustafa na vërtetoi se mundet me dal nga kornizat.

Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri ka publikue fotografi nga aktiviteti që e ka pase në agjendë ku duket mjaft i disponuem.

Në ambiente të tilla sportive, do të përgatiten gjeneratat e reja për arenat ndërkombëtare të futbollit por edhe të disiplinave tjera sportive. Dje prita në takim zyrtarët e lartë të UEFA-s dhe FIFA-s, kurse sot përuruam fushën sportive dhe parkun Dardania. Kosova ëdhtë në rrugë të pandalshme të anëtarësimit në shtëpitë më të mëdha të futbollit dhe sportit botëror”, ka shkrue Mustafa.

Kryeministri e ka luejt rolin e gollashënuesit, ndoshta për me qenë i pari me ba “përhajër” fushën e re sportive.

Në fotografitë e publikueme nga Kryeministri, topi nuk shihet askund e kjo nuk na len me kuptue se a ka shënue Kryeministri goll a jo!

 

isa