Kur Universiteti i Harvard’it shkruente për Nanë Terezen më 1982

Gazeta zyrtare e Universitetit – John Harvards Journal, mban ende kopjen e vitit 1982, momentit kur Nanë Tereza, fituesja e Nobelit në vitin 1979, foli para publikut amerikan.

Në vitin 1982, Nanë Tereza udhëton për në Amerikë, në nji ekspeditë, e cila përfshinte edhe tri ligjërata të randësishme në Thomas Aquinas College, Georgetown University dhe në Harvard University.

Këto dy të fundit janë vazhdimisht në listën e Universiteteve ma të mira në botë. Nanë Tereza, në këtë vizitë, u dallue sidomos për fjalimin e saj në Universitetin e Harvardit, në Teatrin Tercentenary, në Kampusin e këtij Universiteti, ku foli për bamirësinë dhe për ndjenjën humane mes njerëzve.

20160827153143632646_1472316601-5746888