Kush don me ble nji qytet, që kushton njajtë si me ble nji banesë?!

Çmimi mesatar i nji banese me nji dhomë gjumi në Londër asht mbi 500,000 sterlina, që llogaritet me qene 21 herë ma shumë sesa paga mesatare kombëtare.

Por kush ka nevojë për nji banesë, kur ju mundeni me ble nji qytet të tanë?

Allies Creek asht nji qytet që ndodhet 231 milje në veriperëndim të Brisbane, Australi dhe asht në treg për 367.275 sterlina, që do me thane ma pak se çmimi i nji banese në Londër.

Ky qytet u ble nga nji çift 6 vjet ma parë. Bashke me burrin e saj të ndjerë, Natali Williams shkoi në nji ankand për me i ble disa makineri por nga aty doli me nji qytet n’emën të tyne.

Bashke me djalin e saj 5-vjeçar, Natali jetoi në këtë qytet me 12 banorë të tjerë për 5 vjet.

Sot qyteti ka dalë prape n’ankand për të gjithë ata persona që duen me jetue zhurmave të qytetit, vetëm për $750,000.

australi1 australi