Kush thotë se femnat e ‘nxeta’ t’Iranit po i thajnë edhe lumejtë!

Femnat iraniane janë aq të nxehta saqë ato duhet të mbulohen- sepse kjo po ndikon në ngrohjen globale… tue i tha lumejtë.

Kjo asht çfarë ka thanë kleriku islamik Seyyed Youssef Tabatabi-nejad, tue kërkue nga policia e “moralit” në Iran që me trajtue “mbulesën e pahijshme” dhe preferencën për veshjet perëndimore.

“Zyrja ime ka pranue fotografi të femnave n’afërsi të lumit që dukeshin sikur janë n’Europë.

Janë këto akte që ndikojnë me u tha lumejtë edhe ma shumë”, raportoi agjencia ISNA.

Të jemi të sinqertë femnat e Iranit njimend janë të bukura.

 

iranii

 

3-femnat