Ky asht qyteti i msheft nën Antarktidë!

1-qyteti

Më 1929 historianët zbuluen hartën ‘Piri Reis’, nji hartë kjo e zhdukun prej shekujsh.

Harta asht nji nga kartografitë ma të sakta të asaj kohe.

Ajo asht vizatue më 1513 dhe e bazueme në burime shumë të vjetra.

Thuhet se harta asht shumë e saktë, mbasi në të ka vizatime të detajueme të Antarktidës 300 vite para se kontinenti të zbulohej zyrtarisht.

Faktet kanë tregue se kjo hartë nuk asht e vetmja që e përshkruente në mënyrë të detajueme Antarktidën deri para zbulimit zyrtar të saj më 1821.

Harta “Oronce Fine” e publikueme më 1531 e përshkruente gjithashtu.
Intrigues asht fakti se kjo hartë përfshin lumej dhe liqene për të cilat imazhet satelitore kanë konfirmue se ekzistojnë.

Por këtu lind pyetja. Si ishte e mundun që këto harta t’i dinin këto detaje, nëse kamba e njeriut nuk kishte shkel n’Antarktidë deri në shekullin e 19’të?

Simbas profesorit Charles Hapgood, Antarktida ishte shtëpi e nji civilizimi të lashtë.

Banorët e Antarktidës u zhdukën kur nji katastrofë natyrore e transformoi qytetin në nji terren të akullt që e dominon tokën e saj sot.

 

2-qytetei