Ky diamant asht sa nji top tenisi

diamanti

Diamanti ma i madh i zbuluem në ma shumë se nji shekull u shfaq në nji ekspozitë në New York.

I quejtun “Lesedi la Rona” (Drita jonë) ai asht nji diamant 1.109 karat dhe ka madhësinë e nji topi tenisi.

E ndërsa n’ankandin që do të mbahet në Londër më 29 Qershor, vlera e atij pritet me kapë shifrën e 70 milionë dollarëve.

Diamanti u gjet në nji zonë të thatë dhe pak të popullueme t’Afrikës së Jugut, që mbështetet kryesisht në miniera diamanti.

“Kjo asht diçka fenomenale. Asht e pabesueshme, ky asht diamanti ma i madh i zbuluem në 100 vitet e fundit. Asht thuejse e pabesueshme. Në qoftë se ju mund ta imagjinoni numrin e vendeve në këtë planet, ku ka diamante si Australia, Kanadaja, Rusia, Afrika e Jugut apo Brazili, ky asht zbulimi ma i madh i shekullit, asht vertetë unike”, u shpreh David Bennet.

Diamanti ma i madh i zbuluem ndonjiherë asht Cullinan, nji gur i çmuem 3.106 karatësh, i gjetun po ashtu në minierën Premier n’Afrikën e Jugut në vitin 1905.

 

diamanti

 

3-diamanti

 

4-diamanti