Ky vend u themelu nga nji shejtor shqiptar!

san marino

Nji nga shtetet ma të vogla në botë San Marino dhe Republika ma e vjetër ekzistuese u themelu nga Shën Marinus i Arbas.

Ai ishte nji gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban), fshati Lopë, i Ilirisë, sot shumë pranë Kroacisë.

Shën Marinusi ishte i pakënaqun nga autoriteti papnor dhe shkoi në Monte Titano për të jetue në vetmi.

Pronari i zonës, nji njeri i pasun nga Rimini i dhuroi tokën komunitetit të vogël të malit Titano, i cili bani thirrje në kujtim të themeluesit te quejtun “Toka e Shën Marinos”, raporton press-independent.

Simbas legjendës, Marinus vdiq në dimnin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: ‘Relinquo vos liberos ab utroque homine’ (Ju lë të lirë nga të dy burrat), Perandori dhe Papa, që u ba dhe frymëzimi i Republikës.

 

San-Marino-Flag

 

Republika e San Marinos:

Republika e San Marinos e njohun edhe si Republika e Qetë e San Marinos (italisht: Repubblica di San Marino, Serenissima Repubblica di San Marino) asht nji shtet në pjesën jugore të Europës, asht plotësisht i rrethuem nga Italia.

Republika buzë Adriatikut, në të cilën ndodhet kalaja “La Guaita” asht nji ndër republikat ma të vjetra të rruzullit, me nji histori të lashtë.

San Marino asht qytet-shtet, që perbëhet nga nantë vendbanime (njisi administrative), me popullsi rreth 30 mijë banorë,dhe nji sipëfaqe prej 61 km katrorësh.