Lexoni rrëfimin e 10 vjeçarit që trajnohej nga ISIS për me pre krena

Nji djalë 10 vjeçar, e ka dhanë nji intervistë për DailyMail, ku ka thanë se ISIS e mësoi se duhen me u vra dhe me iu pre kryet gjithë atyne që s’janë mysliman dhe që nuk e dinë Kuranin.

10 vjeçari ishte manipulue si shumë bashkëmoshatarë të tij nga pjesëtarët e ISIS, të cilët tashma trajnohen për me vra njerëz që nuk i përkasin fesë myslimane.

Adami (s’asht emni tij i vërtetë) tregon se qysh vllau i tij, e kishte marrë atë për në Siri për me luftue krah ISIS’it.

Këta fëmijë që trajnohen nga ISIS, zakonisht janë fëmi e të vramëve ose fëmi të rrëmbyem nga militantët, ata ndryshe quhen “këlysh të kalifatit”.

“Na ishim të detyruem me brohorit; Unë kam me luftue për ISIS, unë kam me luftue për Shejh Bagdad”, ka rrëfye ai.

Adami, ndryshe ishte nji nga luftëtarët e ri ma të mirë – të cilin e quenin “luftëtar spektakular”, vllau i tij ishte mjaftë krenarë për të, kallxon ai.

Adam u dërgue në kampin e trajnimit në Al-Raqqah, mbasi u kap bashkë me dhetra djem të tjerë gjatë sulmeve të ISIS në Sinjar, në Gusht të vitit 2014.

Ai e tregon rutinën e tyne ditore, ushtrimet fizike, trajnimet ushtarake dhe propagandat:
“Na duhej me mësue çdo ditë për islamin, por edhe për luftën në emën të tij. Na duhej me u çue në orën 4 të mëngjesit për lutjen e parë, mandej flinim prapë për disa orë”.

“Ata na çonin prapë në orën 6 të mëngjesit. Na mësonin ligjin e Kuranit dhe Sheriatin deri në orën 12. Mbas drekës n’orën 13:00, na i kishim trajnimet ushtarake”, tregon djali10 vjeçar, i cili tashma po mbahet nga organizata e Hussein AlQaidy, drejtor i Zyrës për çashtjet e kidnapimit në Irak.

“Asnjiherë nuk mendova se do bahesha ai që kam me i ba dam ndokujt. Disa herë kam dashtë me ik nga ISIS, por vendi ku na kanë mbajtë ka qenë jashtëzakonisht i ruejtun, sa nuk kemi mund me ik asnjani nga na”, tha ai.

Tash Adam po mbahet i mbrojtun nga organizata për mbrojtjen e fëmive të kidnapuem në Irak të drejtuem nga Hussein AlQaidy, i cili deri tash kishte shpëtue rreth 6 mijë fëmi nga duert e ISIS.

isis isis1 isis2 isis3 isis4 isis5 isis6 isis7 isis9