Llotaria amerikane, qe qysh e dini nese jeni fitues!

lotariaaa

Ma shumë se 200 mijë shqiptarë, që kanë plotësu llotarinë amerikane, do kenë mundësinë të shohin sot nëse janë fatlumët.

Shifra rekord e aplikimeve për lotarinë nga Shqipnia por edhe prej Kosove u kthy në argument politik, për të tregue se sa i naltë asht fluksi i atyne që duen të largohen.

Tue nis prej ores 19:00 e ditës së sotme, krejt aplikuesit mund të kontrollojnë online nëse janë fitues.

Ju mund të kontrolloni online tue përdor kodin që gjendet në letrën e konfirmimit që printuet ditën e aplikimit.

Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bahen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruemve, tue fillu prej 3 Maji 2016, deri të paktën me 30 Qershor 2017, në faqen e internetit dvlottery.state.gov.

Departamenti i Shtetit nuk do të dergojë njoftime për të përzgjedhunit apo letra me postë ose email.

“Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedh për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk asht i ligjshëm”.