Majmuni vret miliarderin kinez

majmuni-1.jpg

67 vjeçari kinez, Weng Maoi, President i korporatës së karameleve të famshme White Rabit, apo “Lepuri i bardhë”, humbi jetën në nji aksident të çudishtsëm gjatë nji ecje në mal.

Ai ka vdekë mbasi asht goditë me nji gur në krye. Goditja erdhi nga nji majmun në parkun natyror të provincës qendrore në Henan të Kinës. Policia hetoi rastin dhe asht e bindun se viktima në fakt asht goditë nga nji gurë edhe pse dëshmitarët nuk e bajnë fajtor majmunin.

Tue qenë se Weng ishte shumë i famshëm në Kinë, në rrjetet sociale në Pekin tashma kanë fillue teoritë e konspiracionit. Shtypi kinez po vë në dukje se miliarderët e Republikës Popullore të Kinës janë shumë të pafat, kjo mbasi që nga viti 2003 janë shënue 72 vdekje të parakohshme të miliarderëve kinezë, raporton Rrokum TV.

19 kanë vdekë si pasojë e sëmundjeve, 12 prej të cilëve nga sulmet në zemër, të gjithë të ri në nji moshë mesatare prej 48 vjetësh.

Simbas nji eksperti të mjeksisë, udhëheqësit e korporatave në Kinë janë shumë të zanë në akumulimin e pasunisë dhe bajnë nji jetë të pashëndetshme me shumë pak pushim.

Në mesin e 72 miliarderëve të Kinës të cilët nuk janë ma, 17 kanë krye vetëvrasje. 7 tue varë veten, 5 tue u hedhë nga rrokaqiej, 4 me helm dhe 1 asht vetëvra në nji lum.

16 të tjerë, në nji moshë mesatare prej 44 vjetësh janë vra dhe 14 janë denue me vdekje për mashtrim ose aktivitete të paligjshme. Njani nga ta përfundoi në karrige elektrike mbasi kishte përdhunue 24 të mituna. Në mesin e72 miliarderëve kinezë të vdekun para vitit 2003 janë shënue edhe 7 vdekje me fatalitet, përcjelle Televizioni Rrokum.

Kjo po i ban kinezët me besue në atë që ata e quejnë “Mallkimi i miliarderëve”.

Kina me politikat e saj ekonomike (pak a shumë kapitalizëm dhe protektonizëm, i mbështetun nga investime të mëdha), ka ba që ky vend në vitin 2015 me i kalue Shtetet e Bashkueme për nga numri i miliarderëve, mbasi SHBA ka 535, ndërsa Kina ka 568 të tillë.

Pekini asht shndërrue në kryeqytet botnor me 100 miliarderë, pasue nga New York me 95.

Shnagai, Hangzhou dhe Shenzhen janë në mesin e 10 qyetetve me numrin ma të madh të super të pasurve, përcjelle Rrokum TV.