Me gjoksin jashtë, 27 vjeçarja kërkon barazi gjinore

Chelsea Covington nga Maryland SHBA, asht tue i sfidue normat sociale tue shkue ngado me bicikletën e saj dhe me gjoks jashtë.

Në vende publike, plazhe e shumë vende tjera, ajo asnjiherë nuk e mbulon gjoksin.

27 vjeçarja thotë se asht e pamvarun dhe nuk i vjen marre me ba nji gja të tillë.

“Meshkujve iu lejohen gjana të tilla, nuk i nënçmon askush dhe dalin pa problem”, thotë ajo , tue shute se kjo duhet me iu lejue edhe femnave. Simbas saj femnat duhet me marr vetë iniciativa të tilla.

Shumë e kundërshtojne, por ajo mori mbështetje nga shumë zyrtarë të naltë.