Ohër: Nuk e lane me marrë topin nga aeroporti, se ishte me simbole shqiptare e jo me të Maqedonisë

Në aeroportin e Ohrit nji pasagjere asht detyrue që mos ta merrte me vete nji top futbolli, të cilin e kishte ble për me ba dhuratë.

Ai po udhëtonte drejt Zvicrës, e derisa ka qenë tue hy n’avion, autoritetet ia kanë pa topin e futbollit me simbolet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Menjiherë i asht kërkuar që topin e futbollit të mos e marr me vete mbasi nuk kishte simbolet e Maqedonisë.

Qytetari e ka denoncue këtë problem ne media, dhe e ka cilësue si ngjarje absurde.