Pamje qe vjen nga Turqia, polici ja shpeton jetën ushtarit!

Nji qytetar i mllefosun, njani nga ata që ju përgjigj ftesës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për me dalë në rrugë dhe me mbrojtë rendin demokratik, e ka futë nji predhë me tym në tankun ushtarak, dhe tenton me shtyjë me kambë ushtarin i cili po përpiqej me dalë nga tanku i mbushun me tym.

Më pas, në mjegullën me tym të krijuem nga lotsjellësi, paraqitet ushtari i cili u lutet dy qytetarëve për ndihmë dhe mëshirë.

Mirëpo, në nji moment, lutjes për ndihmë i përgjigjet nji policë me gaz–maskë, i cili mbas përpjekjes së tretë arrinë me nxjerr ushtarin e dezorientuem nga tanku, dhe kështu edhe ja shpëtoi jetën.