Qëllohet nga protestuesi gjatë raportimit, gazetarja vazhdon sikur s’ka ndodh asgja

Në Paris të Francës janë zhvillue protesta, kundër nji ligji kontrovers të punës.

Tue raportue për këtë ngjarje, Anna Baranova u qëllue nga nji protestues i maskuem.

Gazetarja e nji televizionit rus u qëllue nga mbrapa me shuplake në helmetë, por e vazhdoi ma tutje raportimin.

Baranova nuk u ndal edhe kur nji protestues tjetër filloi me duertrokite para fytyrës së saj.

Video ku shihet sulmi i gazetares së ‘Russia Today’, u shpërnda shumë në rrjete sociale, ndërsa protestuesi ka marrë kritika të mëdhaja.