“Radar Online” jep alarmin për Angelina Jolie’n

angelina

“Angelina Jolie peshon vetëm 35 kg”.

Ky asht alarmi i leshuem nga “Radar Online”, që ka tremb fansat e aktores.

Fotot e yllit të Holliwoodit gjatë udhëtimit të saj në Londër kanë lanë pa fjalë shumë adhurues, të cilët pyesin nëse aktorja asht e smutë.

Bashkëshortja e Brad Pitt dhe nana e gjashtë femive asht shfaq shumë e dobët dhe e zbehtë në daljen e saj të fundit.

Nisun nga këto foto, nutricionistët kanë përllogarit se ajo duhet me peshue afërsisht 35 kg.

Në të shkuemen kanë qarkullue shpesh zana se Jolie kishte probleme anoreksie, por vetë aktorja nuk asht shpreh kurrë për këtë fakt.

“Gjithmonë kam qenë e dobët dhe humbja e nanës ka qenë nji goditje e fortë për mue”, i ka thanë ajo medias.

Ndërsa në vitin 2013,Jolie ju nenshtrue nji mastektomie të dyfishtë, ndërsa në vitin 2015 kreu nji ndërhymje në vezore, si nji masë parandaluese për kancerin.

Fotot mundeni me i pa Ketu.