Reklama kineze raciste për detergjent, e fut njeriun e zi e nxjerr të bardhë!

Nji reklamë kineze për detergjent të teshave ka shkaktue reagime të ashpra në internet nëpër botë, tue u cilësue si raciste.

Në video shfaqet nji aktore kineze, e cila e fut nji burrë zezak ne makinën e lamjes së teshave dhe përdor detergjentin që i ban reklame, ku ai ia pastron ngjyrën e zezë, tue e nxjerr në fund nji person komplet të bardhë.