Seancat e Kuvendit të Kosovës me gaz lotsjellës në reklamën ma të re të kompanisë amerikane

Pasi u ba lajm në tanë botën gazi lotsjellës që opozita e vendit përdori për me i bllokue seancat e Kuvendit të Kosovës, tashma asht ba edhe pjesë e nji reklame.

Kompania amerikane “Magnavox” pjesë e gjigantit “Philips”, e ka përdorë nji fotografi të sallës së Kuvendit të Kosovës, mbas shpërthimit të gazit lotsjellës për me reklamue nji produkt të saj, ma saktësisht një televizor 3D.

“Magnavox” pretendon se pamjet që televizori i saj i shfaq duken aq reale, sa edhe gazi duket se del nga televizori.

 

gazilotsjelles1