Shpëtohen 100 dasmorë prej përmbytjes së anijes

Nji anije në Boston Harbor, në të cilën po festohej nji martese, ka rrezikue me u përmbyt në ishujt Georges në Massachusetts.

Në anijen 35 metra të gjatë po festonin mbi 100 dasmorë, të ftuemit e çiftit Jaime Stern dhe Fernanda Cerqueira.

Mbas alarmit të dhanë, të gjithë personat në bord janë shpëtue shëndoshë e mirë nga rojet bregdetare amerikane dhe policia e shtetit.