Shpetohen nën rrënoja 3 persona 120 orë mbas tërmetit n’Ekuador

ekuador

Tre persona u shpetuen mbas 120 orëve të qendrimit nën rrënojat që la mbas tërmetit që goditi bregun qendror të Ekuadorit, derisa ekipet e shpëtimit janë në kerkim të ma shumë njerëzve.
Kryetari i komunës Manta, Jorge Zambrano, tha se “në zonën e njohun si Tarqui, mbramë kemi arritë të shpëtojmë tre qytetarë”.

Ai shpreson se ekipet e shpëtimit akoma do të mund të gjejnë njerëz të tjerë të gjallë, dhe se po punohet shumë për gjetjen e tyne.