Tornado e çon naltë 40 metra nxanësin

Tornado “Three dust devils”, gjatë nji ngjarje sportive në shkollat fillore në Kinë, e ka ngrite nji nxanës naltë n’ajër, tue e përplas prapë në tokë.

Simbas mediave lokale, studenti pësoi damtime të lehta në kokë dhe u dërgue në spital.

Ngjarja ka ndodh në shkollën fillore “Yuanquan”, në provincën veriore të Kinës Gansu.

Transmetuesi shtetnor kinez CCTV, tha se djali i ngritun naltë e kishte arritë naltësinë deri në 40 metra.