‘Transitit të Planetit Merkur’ i ban festë edhe Kosova

Klubi i astronomëve të Kosovës ka paralajmëru se me 9 Maj, në Prishtinë përkatësisht afër simbolit të “Newborn”, ka me u organizue ni vezhgim publik për të gjithë qytetarët dhe të apasionuemit mbas hapësinës dhe kozmosit për të përcjell nji dukuni mjaft të rrallë astronomike “TRANSITI I PLANETIT MERKUR”.

Kjo dukuni ndodhë kur Planeti Mërkur do të kaloj në mes Tokës dhe Diellit, nji fenomen i tillë që paraqitet shumë rrallë 13 herë për çdo shekull, dhe nji tjetër nuk do të ndodhë deri në vitin 2019.
E veçanta e kësaj ngjarje astronomike asht sepse më 9 Maj 2016, do të mund të shihet edhe nga Kosova.

Klubi i astronomëve, që asht klubi i parë i shkencës dhe astronomisë, që synim kryesor ka popullarizimin dhe përhapjen e astronomisë në të gjithë Kosovën, do të organizojë nji ngjarje madhështorë për të përcjell së bashku me të gjithë këtë ngjarje.

Ngjarja planifikohet me fillue nga ora 13:00 deri 20:00, e cila ka me zgjatë rreth 7 orë dhe asht e hapun për të gjithë.

Klubi ka sigurue pajisje të sigurta si: syze dhe dylbi solare si dhe teleskop të ndryshëm të posaçëm për këtë fenomen.