Vendi në Tokë që doket si planeti Mars

Nji nga mrekullitë në planetin Tokë asht edhe Parku Kombëtar Timanfaya – Parque Nacional de Timanfaya, që gjendet në jugperëndim të ishullit Lanzarote në ishujt Kanarie.

Ky park kombëtar spanjoll mbulon nji sipërfaqe prej 51.07 km2, ndërsa i tani përbahet nga toka e kuqe vullkanike që ngjane shumë me sipërfaqen e planetit Mars.

Pjesa ma e njoftun e këtij parku janë Malet e Zjarrta, të cilat cilësohen si “vendi me bukuri të jashtëzakonshme natyrore”, e që dikur ishin epiqendra e katastrofës vullkanike që ndodhi para ma shumë se 250 vjetësh.

Nji shpërthim ma i vogël ishte regjistrue në vitin 1824, ndërsa në vitin 1968, kjo zonë u shpall park nacional.

Sot Timanfaya asht atraksion turistik, i njohftun për pamjet që ngjajne me Marsin dhe për disa bimë të rralla që arrijnë me mbijetue në këtë vend.

Veç disa metra nën sipërfaqen e tokës, në Timanfaya temperatura arrin deri në 600 °C.

mars mars1 mars2 mars3

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

mars6 mars7