Veseli i ‘godet’ fort LDK’n e Vetëvendosjen

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli u asht përgjigj udhëheqësve të LDK’s se koalicioni PDK-AAK-NISMA asht koalicion i luftës dhe i natës.

Veseli ka thanë se koalicioni me Ramush Haradinaj asht i së ardhmes perëndimore të Kosovës.

“Nuk jemi koalicion i luftës, as i paraluftës. Lufta dhe paralufta kanë qenë sakrifica të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thanë Veseli, në Rahovec, ku ka folë bashkë me Ramush Haradinajn para disa biznismenëve.

“Nuk kemi me ndaj popullin”, ka shtue ai.

Sidoqoftë, Veseli ka fol edhe për LDK’n dhe Vetëvendosjen.

Ka përsërit se partia e Avdullah Hotit s’ka guxim me marrë vendime, kurse, Partia e Albin Kurtit e shkatërron Kosovën.