Veseli pret ambasadorët, folin edhe për formimin e shpejtë të institucioneve (foto)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njiherësh kryeparlamentar në detyrë, ka prit të në takime të ndame ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe disa ambasadorë tjerë, ku kanë diskutue për procesin zgjedhor.

Simbas nji postimi të bamë në profilin e tij në Facebook, Veseli dhe ambasadorët e kanë vlerësue procesin zgjedhor si fer e demokratik.

Veseli i ka sigurue diplomatët se Kosova shumë shpejt ka me formue institucionet e reja.

“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkrue Veseli në Facebook.

 

kadria1kadria2kadria3kadria4kadria5