Video: Pamje të rralla, lamtumira e fundit për Bajram Currin!

Mbas fotove të publikueme pak viteve ma parë, ku dokej trupi i pajetë i Bajram Currit, dy fotot e varrimit kallxojnë radhë të njerëzve tue ba nderimet e fundit…
Katër foto të rralla që dëshmojnë momente nga homazhet e varrimit të Bajram Currit, munden me hedhë dritë mbi detaje të panjohuna nga ngjarjet e bujshme e Prillit 1925, ku Bajram Curri u gjet i vramë në nji shpellë në malësinë e Gjakovës.

Fotot ruhen në nji dosje në Arkivin Qendror të Shtetit, së bashku me dy foto të tjera që kallxojnë trupin e pajetë.