Vjen lajmi i mirë për përfundimin e numërimit të votave

Procesit të zgjatun të numërimit të votave, duket se po i vje fundi.

Kështu thonë zyrtarë të KQZ’s në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të cilët thonë se procesi ka m’u mbyll për pak orë.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka konfirmue për gazetametro.net se procesi i numërimit të votave me kusht, që asht procesi i fundit i numërimit, asht në përfundim.

‘Ma së largu deri në drekë, rreth orës 13:00, përmbyllet i gjithë procesi’, ka thanë Ahmetaj.

Ai nuk ka sqarue se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të cilat i hapin rrugë kohës për ankesa e më pas edhe certifikimit të këtyne rezultateve.

Për këtë, ai ka thanë se asht në kompetencë të KQZ’s.

‘Na kemi përgjegjësi vetëm të përmbylljes së numërimit, më pas i takon KQZ’s se kur ka me i shpall rezultatet’, ka shtue Ahmetaj për Metron.