Zika, çka paralajmeron OBSH për Ballkanin!

Organizata Botnore e Shendetësisë paralajmëron se virusi Zika mund të përhapet n’Europë gjatë sezonit të verës.

Simbas disa të dhanave të Organizatës Botnore të Shendetësisë, thuhet se virusi Zika perban kercënim edhe në Europë.

Të dhanat thonë se virusi mund të përhapet edhe në Ballkan shumë shpejtë gjatë kësaj periudhe.

Në raportin e OBSH’s për vendet të cilat rrezikohen ma së shumti të preken nga virusi Zika asht edhe Shqipnia.

Në këtë raport janë të renditun gjithsejt 18 vende të Europës, tue perfshi Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Greqinë, Italinë, Izraelin, Monakon, Malin e Zi, Slloveninë, Spanjën, Turqinë dhe Vatikanin.

Virusi Zika tanima ka prek shumë vende të Amerikës, kështu tue perfshi Brazilin, Argjentinën etj.

Virusi Zika asht i njohun se prekë gratë shtatzana, tue ba kështu që foshnjat e tyne të lindin me tru të pazhvilluem dhe me krye të vogël, shkruen skynews.

Ky virus asht konstatue se shpërndahet nga mushkonjat Aedes, mirëpo në raportet e mahershme të OBSH’s, thuhej se virusi mund të shpërndahet edhe përmes urinës se njeriut e të bartet kështu në personin tjetër.