​Formohet komisioni për ceremoninë mortore të ish-kryeministrit Rexhepi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka formue komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, me këtë rast tha se Kosova sot ka humbë nji personalitet, nji mjek të mirë, nji humanist para, gjatë dhe mbas luftës.

Ai tha se asht vështirë të thuhen përshtypjet për Bajram Rexhepin.

“Kosova dhe shoqnia kanë me qenë mirënjohës ndaj Rexhepit për kontributin e dhanë”, tha Mustafa.

Në krye të këtij këshilli asht Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë kanë me qenë ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministri në detyrë i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni, ai i FSK, Haki Demolli, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe nji anëtar i familjes.