103 vjeçarja: “Kam pritë tanë jetën me votue për nji presidente femën”

Në moshën 103 vjeçare, Ruline Steininger mendon se nuk ka aspak kohë për të humbë, thotë “CNN”.

Kjo asht arsyeja pse të Ejten, Steininger u ba nji nga njerëzit e parë në shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton si Presidente, tue ndërmarrë nji hap ma afër për të përmbushë dëshirën ma të madhe të jetës së saj.

“Kurrë nuk kam mendue se kam me votue nji grue për presidente, por jam e lumtun që ka ardhë koha.”

103-vjeçarja ka pritë tanë jetën e saj për këtë moment, dhe ajo ma në fund e hodhi votën e saj, tue pasë edhe mundësinë të takonte Clinton në mbrapaskenë.