Betohen 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës (dokumenti)

Në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës asht ba betimi i deputetëve të Kosovës.

Seanca asht udhëheq nga deputeti ma i vjetër i Kuvendit nga VV, Adem Mikullovci.

Paraprakisht komisioni ad-hoc për verifikimin e mandateve të deputetëve ka verifikue mandatin 120 deputetëve.

 betimiiiiiiii
115 deputetë prezent në Kuvend, pritet betimi i tyne
Seanca konstituive ka rifillue dhe në Kuvend janë prezent edhe deputetët e koalicionit PAN.

Në Kuvend janë prezent 115 deputetë nga të gjitha partitë politike dhe koalicionit, ndërsa janë tue prit komisionin AD HOC për verifikimin e deputetëve të ri.

Ndërsa në Kuvend asht edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, në rendin e parë të Kuvendit janë ulë afër njani-tjetrit.