145 vjetori i Fishtës: Publikohen në trajtë digjitale ‘Mrizi i Zanave’ dhe ‘Vallja e Parrizit’

u1_gjergjfishta

Veprat origjinale te At Gjergj Fishtes qe shenoi te Diellen 145 vjetorin e lindjes, tash munden me u lexue falas online, dy prej tij ma te dashunat per lexuesin, simbas botimit te tyne te mahershem.

Biblioteka Kombetare e Shqipnise, si nji urim special me rastin e 145 vjetorit te lindjes se nji prej figurave ma te shqueme kombetare, Gjergj Fishta, publikon ne trajte digjitale dy vepra te tij, ‘Mrizi i Zanave’ dhe ‘Vallja e Parrizit’.

Dy vellimet gjenden tashma online ne faqen zyrtare te BKSH (www.bksh.al) dhe shume lehte munden me u lexue dhe shkarkue ne cdo pajisje elektronike si laptop, kompjuter, kindle, book reader, smartphone, tablet.

vallja-e-parrizit