17 subjekte aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Simbas të dhanave të orës 11:00 të ditës së sotme, e Hane, numri i subjekteve që kanë aplikue në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për m’u certifikue për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit asht 17.

Zadhanësi i KQZ’s Valmir Elezi ka thanë për Indeksonline se prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, 5 janë Iniciativa Qytetare, 5 kandidatë të pamvarun për kryetar komune dhe 7 kandidatë të pamvarun për Kuvende Komunale. Ky numër, simbas Elezit pritet me ndryshue gjatë ditës.

“Afati për dorëzimin e aplikimeve për m’u çertifikue për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit do të përmbyllet me datë 22 Gusht.

Subjektet Politike duhet me dorëzue në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike listat e kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka thanë Elezi.