1880: Ushtarët me plisa të Batalionit të Prizrenit dokorohen nga Sulltani për heroizëm në luftën kundër Greqisë

Studiuesi Bajram Mjeku ka sigurue nji foto të rrallë të vitit 1880. Në këtë fotografi janë disa ushtarë shqiptarë të Perandorisë Otomane, që janë dekorue nga sulltani për heroizmin në luftë me Greqinë.

“Në këtë fotografi asht Batalioni shqiptar i Prizrenit, i cili vepronte në kuadër të Perandorisë Osmane. Ushtarët shqiptarë dallohen mirë me uniformë të Ushtrisë turke dhe me plisa mbi krye”, thotë Mjeku.

Fotografia nuk dihet kur asht realizue, mbasi nuk ka datë, por supozohet me qenë shkrepë rreth vitit 1880.

“Në medaljen naltë fotografisë në anën e djathtë, shkruen se Sulltani dekoron Batalionin e Prizrenit, i cili asht shque për heroizëm në luftë me Greqinë. Teksti asht shkrue në Osmanishten e Vjetër dhe deshifrimin e ka ba dr. Sadik Mehmeti, ligjërues në Degën e Arkivistikës në UP”, shton Mjeku