19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, po çka ndodhi mbas vrasjes!

Sot janë ba 19 vjet që kur asht ekzekutue në Tiranë, deputeti dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Më 1 Shtator të vitit 1998 në këtë rast ka mbet i vramë edhe truproja i tij, Besim Çerja, dhe plagoset truproja tjetër Zenel Neza.

Mbas kësaj ngjarje që ka trondit Shqipninë, më 14 Shtator turma të iritueme dhe mbështetës të PD sulmojnë me armë godinat e Qeverisë tue mbajt në krahë arkivolin me trupin e vdekun të Azem Hajdarit dhe tue u drejtue për nga Kryeministria tue kërkue dorëheqjen e Kryeministrit Fatos Nano.

Shkatërrohen pothuejse të gjitha godinat qeveritare dhe godina e Kryeministrisë.

Kryeministri Nano largohet për në Maqedoni.

Shperndaje në: