2 dekada nga protesta studentore, kqyreni nji video të asaj kohe

Me 1 Tetor bahen 2 dekada nga protesta e studentëve,që shenuen nji faqe të re të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pamvarësisë.

Me 1 tetor të vitit 1997 ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat mbasi regjimi i Miloshevic’it dëboi nga institucionet arsimore shqiptarët.

Rektori i atëhershëm Ejup Statovci ishte në krye të këtij organizmi që së bashku me studentët po kërkonin drejtësi.

Përveç dhunës që u ushtrue tek protestuesit, regjimi i Slobodan Miloshevic’it dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si nji ndër aktet ma të randësishme të asaj kohe.

Për ma shumë ndiqeni videon ma poshtë: