21 vjeçari mysliman që dha jetën për dy shoqet e tij në Bangladesh

21 vjeçari, Farraz Hossein natën e terrorit në Bangladesh gjendej me dy shoqe të tij në lokalin ku hynë terroristët. Ai i përkiste besimit mysliman dhe kur asht pyetë nëse e dinte Kuranin ai asht përgjigjë saktë dhe e kanë lirue.

Hossein ka kërkue që me i lirue edhe shoqet e tij, Tarushi Jain 19 vjeçe dhe Abinta Kabir, por terroristët nuk i kanë lirue.

21 vjeçari nuk i ka braktisë shoqet e tij dhe asht rikthye, por fatkeqësisht e ka pague me jetë këtë akt human.

Ata janë gjetë të tre të përqafuem të vdekun nga policia në Bangladesh.