220 propozime për çmimin Nobel, këta janë kandidatët kryesorë

Akademia e Suedisë jep sot çmimin Nobel për Letërsinë, ndërkohë që ajo ka regjistrue deri tash 220 propozime, përpara se të përzgjidhte pesë prej tyne.

Kjo akademi nuk e publikon këtë listë tue vështirësue kështu parashikimet për fituesin.

Vitin e kaluem, këtë çmim e mori shkrimtarja bjelloruse, Svjetllana Aleksijevic.

Për këtë vit, kandidatët e mundshëm janë keniani Ngugi wa Thiong’o, poeti i lindun në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), japonezi Haruki Murakami si edhe amerikanët Don DeLillo, Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.

Ndërkohë, simbas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, kandidatë të tjerë për këtë çmim janë edhe britaniku, Salman Rushdie, shqiptari Ismail Kadare, izraeliti David Grossman dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse dhe francezi me origjinë çeke, Milan Kundera.