3 javë para shejtnimit të Nanës Tereze, Kosova e Shqipnia s’kanë ba asgja

Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në PD dhe njiherit zv/rektori i Universitetit Katolik, Zoja e Këshillit të Mirë, Tritan Shehu thotë se qeveria s’ka organizue nji aktivitet për shejtërimin e Nënën Terezës .

“Veç pak javë nga dita e shejtërimit, nuk ka të publikuem asnji program zyrtar të Shqipnisë në funksion të këtij evenimenti historik. Kjo periudhë duhej të ishte me ditë të mbushuna me aktivitete në ngritje, për tu finalizue me nji pjesëmarrje dinjitoze, maksimalisht të dokshme, të gjanë të shqiptarëve kudo nga janë, Shqipnia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni në Sheshin “Shën Pjetër””, shkruen në Facebook, Shehu.

As Kosova nuk ka ba ndonji gja rreth organizimeve që i paraprijnë 4 Shtatorit, ditë kjo kur ka me u shejtnue Nana Tereze.