400 të vdekun nga vërshimet në Sierra Leone

Ma shumë se 400 persona kanë humbë jetën nga vërshimet katastrofike që goditën Sierra Leonen dhe 600 persona rezultojnë ende të zhdukun, deklaroi sot nji zyrtar i naltë i Kryqit të Kuq.

“Sot, numërohen ma shumë se 400 të vdekun”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, Elhadj As S.

Ai shtoi se Sierra Leone ishte përballë me nji krizë që i tejkalon kapacitetet dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar me dhanë ndihmën e tij.