5 të vramë nga të shtënat n’SHBA

Pesë persona janë vra dhe tre të tjerë janë plagos nga të shtenat në shtetin lindor të SHBA’s, Pennsylvania.

Policia ka thanë se dy persona të armatosun i janë afru festës së nji shtëpie pranë Pitsburgut, tue hap zjarr nga nji rrugicë.

Policia asht vënë në kerkim të sulmuesve të dyshuem.

Ky asht sulmi i fundit në serinë e të shtënave masive në SHBA, të cilat kanë ngrit kontrollin e armëve si çashtje në zgjedhjet presidenciale në këtë vend.