7 vjeçarja mesazh për Putin dhe Assad për sulmet në Alepo

Nji çikë e vogël që asht 7 vjeç, Bana Alabed ka pa shoqen e saj të ngushtë të shtypet nga nji ndërtesë që po shembej në Alepo nga bombardimet e fundit. Në “Twitter”, 7-vjeçarja tregon jetën e saj në qytetin sirian Aleppo, ku nga sulmet e fundit janë vra ma shumë se 200 njerëz javën e kalueme.

Fatemah, nana e çikës, rrëfeu se postimi nuk ishte ba për qëllime propagande, ndërkohë që shpjegonte rrënimin që i kishte rrethue.

“Na jetojmë në ferr. Çohemi çdo mëngjes nga zhurma e bombave. Janë ba alarmi i çuemjes tonë. Kur vijnë avionët, fëmitë e mi kajnë dhe thonë se kanë me i vra”.

Çika e vogël i kërkon Vladimir Putinit dhe Bashar al Asad që të ndalin sulmet mbasi shumë njerëz po vrahen.