Qysh Rusia e perdori shpikjen amerikane – Internetin – kunder SHBA

gettyimages-1703343031473444970

Vala e “lajmeve te rreme” ne zgjedhjet e fundit n’Amerike, permes se ciles propaganda e sofistikueme ruse i jepte perkrahje republikanit Trump, dhe e damtonte demokraten Clinton, u krye me ndihmen e  artikujve mashtrues qe perhapeshin neper internet, deklaron nji investigues i pamvarun, raporton The Washington Post.

Nji makineri shume e sofistikueme ruse e propagandes – qe perbahej nga mija rrjete te kompjuterave (botnets), qe perhapshin spams, ekipe te tana te njerezve qe paguheshin per me qene godites e te paedukuem ne internet, mandej rrjete te tana te web-faqeve dhe te medias sociale — perhapshin sa mujshin lajme te rreme se zoja Clinton asht fatalisht e smute, se asht e lidhun me loby’n finansiar, se asht kriminele e perzieme ne shume afera, qe asht e gatshme me nis lufte nukleare me Rusine, etj.

Dy ekipe te hulumtuesve te pamvarun kane gjete se ruset e kane eksploatue per bukuri teknologjine e shpikun prej amerikaneve per me sulmue demokracine amerikane, ne nji moment shume te ndieshem per SHBA.

Clint Watts, Andrew Weisburd dhe J.M. Berger, publikuen hulumtimin e quejtun “Trolling for Trump: How Russia Is Trying to Destroy Our Democracy.” (Me i ba punte e kqia per Trump: Qysh Rusia po mundohet me shkaterrue Demokracine tone), qe perban nji ekip te veçante. Dhe ekipi tjeter,  PropOrNot, nji grup hulumtuesish qe kane fillue publikimin e krejt asaj qe kane hulumtue ne internet nga zgjedhjet e fundit.

Raporti monitorues i PropOrNot, qe ju ka besue The Washington Post, i identifikon ma shume se 200 website te propagandes ruse gjate zgjedhjeve qe plasonin ne internet dhe i perhapnin permes Facebook’ut lajmet qe e damtonin figuren e zojes Clinton. Ata gjejne se ato lajme jane pa 213 milion here nga votuesit amerikan.

Edhe mediat e finansueme nga shteti rus, Russia Today dhe Sputnik, shume shpesh i kane dredhue lajmet dhe kane plasue te paverteta, qe mandej makineria propagandistike ruse i ka perhape neper web.

Ma shume:

https://www.washingtonpost.com/business/economy/russian-propaganda-effort-helped-spread-fake-news-during-election-experts-say/2016/11/24/793903b6-8a40-4ca9-b712-716af66098fe_story.html