82 civilëve shqiptarë dyshohet se u janë heqë organet nga forcat serbe gjatë luftës

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në mesin e viktimave civile që janë gjetë në varrezat e masive në Serbi, janë ngritë dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë, thuhet në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukun, të cilin e ka sigurue Indeksonline.

Ky raport asht hartue nga antropologu i lartë i ICMP, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, simbas të cilit këto dyshimet janë përqendrue te 82 persona, të cilët ishin transportue të gjallë deri në Serbi, ku të njajtit mandej ishin varrosë me arkivole dhe qese të etiketueme në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetue se këta trupa nuk ishin egzekutue me plumba apo mbytë me mjete tjera, vdekja e tyne asht krejtësisht e nji natyre tjetër, ka shkrue ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnice kishte 8 lokacione ku janë ba këto zhvarrime.

Krejt lokacionet në këtë raport janë shënue me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8. Nga zhvarrimet e këtyne lokacioneve janë 705 kufoma te plota.

BA. 01- Asht theksue që se paku 36 të përfshimë janë zhvarrosë nga ky lokacion, saktësisht 13 mashkuj, 14 femna dhe 9 fëmi. Si shtese ka qene edhe nji fetus tetë muejsh. Dëshmitë e mjekësisë janë marrë dhe fotografue. Vërejtjet specifike kane qene përgjegjësi e patologëve të mjekësisë ligjore. Marrë parasysh numrin e mbetjeve mortore, asht e çuditshme se ka pasë shume pak dëshmi rreth mënyrës se vdekjes se këtyne individëve, -thuhet në raport.

BA. 03-Mbetjet ishin të damtueme, shumica prej te cilave me dokumente shoqnuese për identifikimin e supozuem.

Në këtë varrezë thuhet se nji përqindje e madhe e mbetjeve mortore janë gjetë të mbulueme me mbulesa plastike dhe ne arkivole të zeza.

Nuk janë vërejtë lidhje të duerve apo të syve. Ky lloji i vendosjes se paprekun nuk ka shfaqë asnji shejë te çrregullimit pasues dhe prandaj kjo asht klasifikue si varreze primare, thuhet në raport.

BA. 05-Në këtë varreze janë gjetë te paktën 287. Disa prej këtyne kufomave kane pasë kartela të vogla të plastikes me numra te cilët ishin te ngjituna në jakat e teshave te tyne. Po ashtu, interesant asht qe ekipi i gërmimit ka gjetë mbetjet e nji arkivoli pjesërisht të paprishun, ne te cilin mungonte arkivoli,-thuhet me raport

Latif Mehmeti nga shoqata e familjarëve të personave të zhdukun dhe viktimave të luftës, “Përkorë”, në nji prononcim për Indeksonline ka thanë se, bazue në fakte, ushtria serbe ka marrë njerëz të gjallë në Kosovë dhe i ka dërgue në serbi. Simbas tij, dëshmia e parë asht rasti i vrasjes së vllaznëve Bytyqi, dëshmia e dyte asht e prokurorit të Prokurorisë Speciale për Krime lufte të Serbisë, i cili thotë se në varrezat e Rashkës janë egzekutue 82 shqiptarë.

“Kjo don me thanë se deri në Rashkë civilët shqiptarë kanë shkue të gjallë. Fakte të njajta janë gjetë edhe për varrezat në Batajnicë dhe Petrovosellë, që ka elemente të mjaftueshme të cilat kallxojnë se civilët shqiptarë kanë qenë gjallë në momentin kur janë sjellë në ato varreza”, ka thanë ai.

Simbas Mehmetit, varreza me numër 5 në Batajnicë kallxon se viktimat janë varrosë në arkivole në mënyrë të rregullt ku viktimat kanë qenë të etiketueme me tiketa të spitalit apo ndonji institucioni të ngjashëm.

“Serbia nuk ka qenë aq ‘humane’ që me i dërgue viktimat për pushkatim e mandej me u përkujdesë për varrimin e tyne në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyne viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 mashkuj, 14 femna dhe 9 fëmi”, ka thanë Mehmeti.