9 VJET PAMVARËSI. URIME!

Televizoni Rrokum ju uron 9 vjetorin e Pamvaresise se Kosoves.

Liderat vendorë e botnorë kane shpreh urimet e tyne me rastin e ketij pervjetori.

Në përvjetorin e 9 të Pamvarësisë së Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Donald Trump, i ka dërgue nji letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Trump në letrën e tij dërgue Thaçit ka ripërsërit mbështetjen e SHBA’ve ndaj Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka pranue nji letër urimi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, me rastin e përvjetorit të nandë të pamvarësisë së Kosovës.

Në letrën e drejtueme kryediplomatit kosovar Hoxhaj, Tillerson shkruen se “SHBA e vlerëson miqësinë e saj të fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, me rastin e Ditës së Pamvarësisë të Republikës së Kosovës, ka përmend miqësinë dhe partneritetin mes popullit britanik dhe të Kosovës.

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, për 9 vjetorin e pamvarësisë, ka deklarue se kjo ditë duhet me u konsiderue si ditë e bekueme për shqiptarët, serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës.

Kjo mbasi që simbas tij, dita-ditës, Kosova po tregon se asht nji shembull rrezatues i bashkëjetesës harmonike në mes të tjerëve dhe po dëshmon se kjo jo vetëm që asht e dëshirueshme, por edhe e mundun.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndër të tjera, n’urimin e tij për 9 vjetorin e Pamvarësisë ka thanë se “Ju jemi mirënjohës të gjithë atyne që kanë punue dhe sakrifikue për këtë ditë. Kujtimi për ta ka me qenë gjithmonë udhërrëfyes për neve”.

Kryeministri Mustafa n’emen te Qeverise ju ka urue te gjithe qytetareve te Kosoves, tue urue paqe dhe begati per te gjithe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka urue qytetarët për 9-vjetorin e Pamvarësisë së Kosovës, me nji video të veçantë, i rrethuem me fëmi nandëvjeçarë, moshë kjo sa edhe e Shtetit të Kosovës.

Lideri i AAK’s Ramush Haradinaj, i cili po mbahet qe nji kohë në Strasburg të Francës për shkak të fletarrestit të lëshuem nga Serbia, për 9 vjetorin e pamvarësisë së Kosovës, ka thanë se kjo asht ngjarje e madhe dhe e randësishme për vendin.

“Shpallja e pamvarësisë asht ngjarje e madhe për Kosovës, viti 2008 asht nji vit i randësishëm për Kosovën”, ka thanë Haradinaj

Kryetari i AKR’s, Behgjet Pacolli në urimin e tij ka shprehë se Kosova ka çka me festue, sepse asht njoftë nga shumë vende të botës, ka korrë sukses në sport dhe kulturë.