A asht dialogu në ngërç, kjo asht deklarata e Mogherin’it

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, tha se asht synim i saj personal që në dy vjetët e ardhshme me pa përparim konkret të gjithë Ballkanit perëndimor kah strukturat europiane.

Tue folë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, Mogherini tha se BE, para 13 vjetësh, i ka premtue rajonit dyer të hapuna dhe pranim në familjen europiane”.

“Synim i imi personal asht që deri në fund të mandatit të Komisionit Europian, mbas dy vjetësh, me pa përparim praktik të gjashtë partnerëve tanë në Ballkanin perëndimor”, tha Mogherini.

Tue folë për dialogun për normalizim marrëdhaniesh midis Kosovës dhe Serbisë, Mogherini pranoi se ai ka përjetue nji ngërç, por tha se tash po përparon persëri, me angazhimin e nivelit ma të naltë politik të dyjave vendeve.

Ajo paralajmëroi se në periudhën e ardhshme, dialogu Kosovë-Serbi ka me prodhue rezultate pozitive.

 

Shperndaje në: