A asht Erdogan pro apo kundër bashkimit të Kosovës me Shqipninë?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thanë se po “fryhet” ideja e bashkimit të shqiptarëve në nji shtet.

“Na jemi kundër këtyne tendencave. Shihni se çka po ndodh me Sirinë dhe Irakun. Nuk dëshirojmë trazina të reja në Ballkan. Këto gjana po i fryjnë vendet jodashamirëse të shqiptarëve”, tha Erdogan për Top Channel.

Ai ka mohue se mbështet ndonji parti politike në Kosovë.

“Ky asht pretendim i shëmtuem. Mundet me pasë parti politike që ka ideologji të njajtë me partinë tonë. Ka ndonji parti që dëshiron me fitue nga përvoja jonë dhe na i ndihmojmë”, tha Erdogan.